Tusk: Rruga e BE-së është e hapur, qëndroni të përkushtuar në reformat

Kjo është javë e mirë për vendin tuaj dhe për Ballkanin Perëndimor, ministrat e Punëve të jashtme të BE-së e kanë hapur rrugën për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian, deklaroi në konferencë për shtyp, kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, në konferencë për shtyp me kryeministrin, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Baby Boo

Ai tha se avancimi nuk do të ishte i suksesshëm pa angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Maqedonisë, duke e theksuar Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshjen për emrin me Greqinë, i cili ka paraqitur shembull për vendet tjera fqinje se si zgjidhjen problemet.

“Gjatë vizitës sime në Shkup e pash, vullnetin e qartë politik që të shkoni përpara drejt integrimit euroatlantik, dhe se do të ngeleni në atë rrugë që të bëni reforma në fushat kyçe”, deklaroi Tusk.

Ai i falënderoi autoritetet e Maqedonisë për përpjekjet në krizën e emigrantëve në vitin 2015.