Tusk mbajti fjalim në maqedonisht: Qëndruat pranë nesh edhe ne do të qëndrojmë pranë jush

“Ndjej ndryshim më mentalitetin politik në Maqedoni dhe vullnet të vërtetë për afrim në integrimin euroatlantik. Shoh udhëheqësi të guximshme te kryeministri Zaev, e drejtuar kah e ardhmja. Rekomandimi i KE-së është dëshmi më e mirë se përpjekjet e Maqedonisë kanë impresionuar shumë kë në Evropë”, kështu u deklarua kryetari i Këshillit të Evropës, Donalt Tusk, në konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Zaev, duke folur në gjuhën maqedonase, njofton Portalb.mk.

Baby Boo

Tusk tha se nuk ka vend më të mirë se Shkupi që ta mbarojë turneun ballkanik.

“Shumë punë u ndërruan nga vitit 2015, kur erdha për ndalimin e fluksit të emigarntëve. Prej atëherë ruta ballkanike është e mbyllur dhe kështuduhet që të ngelet”, tha Tusk.

Ai gjithashtu e falënderoi Maqedoninë për ndalimin e rutës ballkanike, por edhe për mbështetjen për rastin Skripal.

“Qëndruan pranë nesh në rastin Solsberi edhe ne do të ngelemi pranë jush. BE është shpresa më e madhe për qytetarët e juaj”, tha Tusk.

Njëkohësisht Tusk foli edhe për aspektin ekonomik në lidhje me eksportin e Maqedonisë, duke theksuar se 80% e prodhimeve të Maqedonisë eksportohen në BE, 13% në Ballkanin Perëndimor, 1.5% në Turqi, dhe nga 1% në Rusi dhe Kinë.

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev, tha se pas KE-së, Maqedonia dëshiron që t’i bind vendet anëtare se meriton që të fitojë datë dhe t’i fillojë bisedimet për anëtarësim, gjë që kurrë nuk ka qenë më afër se tani.

“Vazhdojmë me të njëjtin ritëm reformat do të bëhen më të qarta dhe më konkrete”, tha Zaev, duke e riparalajmëruar planin 18-të, që po përgatitet në bashkëpunim me KE-në.

Ndryshe, Tusk dhe Zaev sot kanë realizuar takim me dyer të mbyllura, ndërkaq për sot është paralajmëruar që të takohet edhe presidentin Gjorge Ivanov.

Tusk qëndron në vizitë pune në Maqedoni, ku do të marrë pjesë si mysafir nderi në takimin e liderëve të vendeve në Procesin Brdo-Brioni, i cili këtë vit mbahet në Shkup.

Procesi Brdo-Brioni për herë të parë u mbajt në vitin 2013 me iniciativën e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë. Iniciativa u emërua “Procesi Brdo-Brioni” për shkak të idesë së përbashkët të të dy presidentëve për organizimin e saj.

Vendet anëtare të Procesit Brdo-Brioni janë Kroacia, Sllovenia, Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi, të përfaqësuara nga presidentet e vendeve.

Brdo rrjedh nga Brdo pranë qytetit Kranj, ku edhe u mbajt takimi i parë i liderëve rajonalë dhe Brijuni në nder të bashkëorganizatorit dhe partnerit të krijimit të kësaj nisme, Kroacisë. Qëllimi i iniciatorëve është integrimi evropian i vendeve të rajonit dhe stabilizimi i situatës në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimit të çështjeve të pazgjidhura.


Restorant Lumare