Tusk dhe liderët e rajonit në Shkup në takim në kuadër të Procesit Bërdo -Brijoni


Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, shtatë presidentë dhe një kryeministër do jenë mysafirë të presidentit Gjorge Ivanov, në kuadër të Procesit Bërdo-Brijoni.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në takimin e liderëve rajonalë që mbahet në Shkup, në kuadër të procesit të Brdo Brijonit. Në këtë takim përveç përfaqësuesve të vendeve ballanik, do të marrë pjesë edhe presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian Donald Tusk. Objektivi kryesor i procesit Brdo-Brijon është mbledhja e të gjithë presidentëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe Sllovenia dhe Kroacia për të forcuar dialogun politik, për të rritur nivelet e besimit dhe për të promovuar zgjidhjen e çështjeve dypalëshe dhe rajonale të pazgjidhura. Takimi do të fillojë nga ora 16:00.

Baby Boo