Turqi,të paktën 34 imigrantë të shpëtuar në detin Egje


Një operacion masiv u krye sot nga rojet bregdetare turke për të shpëtuar 34 emigrantë mes të cilëve pesë fëmijë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në një ishull në detin Egje, jashtë brigjeve të Cesmes, në krahinën e Smirnës.

Sipas informacioneve të para, grupi do të mbërinte në vendin e njohur me emrin ishulli i Bosforit, në përpjekje për të mbërritur në ishullin grek të Kios.

“Ndërhyrja u krye nga anije të ndryshme detare me mbështetjen e dy helikopterëve”, raportoi shtypi vendas .

Baby Boo