Turqia s’mund të ndalojë hyrjen e anijeve ruse në Detin e Zi


Turqia nuk mund të ndalojë anijet luftarake ruse të hyjnë në Detin e Zi përmes ngushticave të saj, siç ka kërkuar Ukraina, për shkak të një klauzole në një pakt ndërkombëtar që lejon anijet të kthehen në bazën e tyre vendase, tha ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Ukraina ka kërkuar nga Turqia që t’ua bllokojë kalimin luftanijeve ruse nëpër Ngushticën e Dardaneleve dhe Ngushticën e Bosforit, që çojnë në Detin e Zi, pasi Moska të enjten nisi sulm ndaj Ukrainës përmes tokës, ajrit dhe detit.
Ai gjithashtu zbuti shpresat për sanksione kundër Federatës Ruse, me të cilën Turqia anëtare e NATO-s ka lidhje të ngushta. Turqia ka sovranitet mbi dy ngushticat.

Baby Boo