Turqia largoi 6 avionë grekë F-16 nga zona ku bën kërkime


“Gjashtë (6) avionë tip F-16 të Greqisë, të cilët ishin ngritur nga Ishulli i Kretës dhe iu afruan zonës së shpallur me NAVTEX [nga Turqia], pasi u kapën me radar u larguan nga zona”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare (MSB).

Avionët F-16 të Forcave Ajrore Turke interceptimin e bënë në jugperëndim të Ishullit të Qipros, vijon komunikata.
“Forcat tona Detare dhe Ajrore i vazhdojnë punimet me një vendosmëri të pafund për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tona në Mesdheun Lindor”, përfundon komunikata.

Baby Boo