Turqia ka dëbuar shtetas të Maqedonisë së Veriut të robëruar në Siri


Një shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe një tjetër i Gjermanisë, të cilët kanë qenë pjesëtarë të Shtetit Islamik, janë dëbuar nga Turqia në vendet e tyre, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Ata kanë qenë të robëruar në Siri, si pjesëtarë të SHI-së.

Qeveria në Ankara paralajmëroi se do të vazhdojë të kthejë pjesëtarë të robëruar të SHI-së në vendet e tyre amë edhe krahas kundërshtimit të disa shteteve evropiane, transmeton agjencia Anadolia.

Sipas të dhënave të MPB-së turke, vitin e kaluar nga Turqia janë dëbuar 780 pjesëtarë të SHI-së në vendet e tyre.

Baby Boo