Turqia: Izraeli përpiqet ‘ta fshijë’ popullin palestinez nga vendi i tij

Turqia kritikoi fuqishëm një ligj kontrovers, që miratoi Parlamenti i Izraelit, me të cilin ky vend definohet si shtet kombëtar i popullit hebre.

Baby Boo

Ligji thotë se hebrenjtë kanë të drejtë unike për vetëvendosje kombëtare dhe e nxjerr gjuhën hebraike mbi atë arabe.

Ministria e Jashtme e Turqisë tha se ligji shkel të drejtën universale dhe të drejtat e arabëve izraelitë.

“Fakti se ligji e cilëson të drejtën për vetëvendosje si të drejtë që zbatohet vetëm për hebrenjtë është produkt i një mentaliteti të vjetëruar dhe diskriminues”, tha ministria turke.

Qytetarët arabë përbëjnë rreth 17.5 për qind të popullsisë më shumë se tetë milionë banorëshe të Izraelit.

Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se ligji është një “hap racist” dhe përpjekje “për të fshirë ligjërisht” popullin palestinez nga vendi i tij.

Çështja është burimi më i fundit i tensioneve midis Izraelit dhe Turqisë.

Ankaraja dëboi ambasadorin izraelit në muajin maj, për shkak të vrasjes së protestuesve nga forcat izraelite në kufi me Rripin e Gazës.

Edhe Bashkimi Europian shprehu shqetësim për ligjin e Izraelit, duke thënë se ai mund ta komplikojë zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.

Restorant Lumare