Turqia i del krah Shqipërisë: Nuk do lejojmë që Greqia të zgjerohet me 12 milje në detin Jon


Anija turke Oruc Reis që kërkon për rezerva të gazit natyror në det, do të qëndrojë në Mesdheun Lindor edhe për 90 ditë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Cavusoglu, në një intervistë për median turke A Haber.
Ky vendim i Turqisë vjen një ditë pasi Bashkimi Europian paralajmëroi san*ksione ndaj saj për shkak të inci*denteve që po shkakton me Greqinë. Por mesa duket Ankaraja nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kërkimet në det, sikurse e kishte paralajmëruar edhe Presidenti Erdogan.

Ministri Cavusoglu theksoi se Ankaraja qëndron indiferente për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon, një çështje që ka ngjallur debate në Shqipëri.
Greqia vepron si dëshiron aty ku ka të drejta. Kjo nuk na intereson. Por, në Jon nuk mund t’i zgjasë kufijtë me 12 milje. Kjo do të përbënte shkak për lu*ftë. Ne nuk do ta lejojmë Greqinë të zgjerohet nga 6 në 12 milje në det. Kjo të jetë e qartë, theksoi ministri i Jashtëm turk.

Baby Boo