Turqia gati të ndërhyjë në konfliktin mes izraelëve dhe palestinezëve


Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij iranian, Hasan Rouhani diskutuan në telefon su*lmet e vazhdueshme izraelitë kundër palestinezëve.

Erdogan, që më herët deklaroi se Turqia nuk do ta pranojë persekutimin izraelit, edhe nëse e gjithë bota e injoron, e bëri të qartë se Ankaraja është e gatshme të marrë një qëndrim serioz përballë ofensivës së shtetit hebre. Komuniteti global, u shpreh ai, duhet t’i dërgojë Izraelit një mesazh të fortë.

Presidenti turk insistoi po kështu, se është e domosdoshme që bota islame të adoptojë një qëndrim të unifikuar, por edhe veprime kundër su*lmeve të Izraelit.
Përpara tij, ambasadori turk në OKB, Feridun Sinirlioğlu, e quajti të papranueshme që Këshilli i Sigurimit nuk arriti të dilte me një deklaratë të përbashkët kundër dh*unës në territoret palestinez. Ai përmendi vde*kjet e foshnjeve e të fëmijëve, e tha se su*lmet ndaj shkollave përbëjnë krime lu*fte.

“Që prej fillimit të agresionit izraelit, dhjetëra fëmijë kanë vdekur në Gaza. Nëse një klasë e mbushur me të mitur do të hidhej në erë diku tjetër, sa ditë mendoni se do t’i duheshin këtij Këshilli për t’u mbledhur”, pyeti ambasadori, sipas të cili heshtja përballë kësaj kasaphane njerëzore vetëm sa e inkurajon më shumë Beniamin Netanyahun.

Baby Boo