Turqia dënoi 104 oficerë me burg të përjetshëm, pas tentativës për grushti shteti!


Gjykata turke dënoi 104 oficerë me burgim të përjetshëm, për pjesëmarrje në përpjekjen e dështuar për grusht shtetit në vitin 2016, njoftoi Reuters, duke cituar gazetën Hurriyet.

Gjykatësi izraelit vendosi që 104 nga 280 paditurve të ndëshkohen me “dënim të përjetshëm”, dënimi më i keq i mundshëm nën ligjin turk. Të tjerë 21 të akuzuar morën 20 vjet heqje lirie, për fyerje të presidentit dhe 31 u dënuan me 10 vjet e gjashtë muaj për “anëtarësimin në një organizatë terroriste”, tha gazeta.

Më shumë se 240 qytetarë, civilë të paarmatosur, u vranë në mbrëmjen e 15 korrikut 2016, kur një grup ushtarësh u përpoqën të sulmonin parlamentin dhe të rrëzonin Presidentin Rexhep Taip Erdogan. Qeveria fajëson rrjetin imam Fethulah Gulen, për këtë grusht shteti të dështuar. Gulen, jeton në një emigracion të vetëshpallur në Pensilvani që nga viti 1999, mohon përfshirjen dhe dënon grushtin e shtetit.

Pas përpjekjes për grushti shteti, autoritetet arrestuan 160,000 vetë dhe larguan nga puna të njëjtin numër të nëpunësve civilë si pjesë e një spastrimi të madh. Nga këto, më shumë se 50,000 vetë janë akuzuar dhe janë në burg, ca të tjerë janë në prag të gjykimit.

Shkalla e spastrimit ka ngritur shqetësime midis grupeve të të drejtave të njeriut, si dhe midis aleatëve të Turqisë, të cilët kanë frikë se vendi po lëviz drejt autoritarizmit. Qeveria arsyetoi masat e nevojshme duke marrë parasysh shkallën e kërcënimeve të sigurisë me të cilat ballafaqohet./PaCensurë

Baby Boo