Turqi, rritet numri i vdekjeve nga COVID-19


Turqia ka konfirmuar 76 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i viktimave nga ky virus në vend ka shkuar në 501.

Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, po ashtu ka konfirmuar se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 23.934, me 3.013 persona të infektuar vetëm në 24 orët e fundit. Koca theksoi se deri më tani gjithsej 786 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitalet, ndërsa 1.311 pacientë aktualisht janë nën kujdes intensiv.

Në 24 orët e fundit, në Turqi janë kryer 19.664 teste, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera për COVID-19 ka arritur në 161.380. Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA në të gjithë botën nga ky virus kanë humbur jetën mbi 62 mijë persona, ndërsa janë infektuar mbi 1.1 milionë. Po ashtu rreth 237 mijë persona janë shëruar nga virusi.

Baby Boo