TURQI, MBI 270 TRAFIKANTË DROGE ARRESTOHEN PËR 5 MUAJ


Më shumë se 270 trafikantë të dyshuar të drogës janë arrestuar dhe mbi 2 ton heroinë janë sekuestruar gjatë disa operacioneve anti drogë në provincën lindore të Van-it në Turqi, bëri të ditur sot një burim i sigurisë, raporton AA.

Forcat provinciale të sigurisë gjatë pesë muajve të njëpasnjëshëm kanë kryer 111 operacione kundër narkotikëve dhe konfiskuan 160 kilogramë marijuanë, mbi 7 kilogramë opium dhe mbi 27 kilogramë droga sintetike, tha një burim.

I njëjti burim shtoi se gjykata ka mbajtur 99 të dyshuar në paraburgim nga të arrestuarit.

Në vitin 2017, mbi një ton heroinë dhe disa lloje të drogave janë konfiskuar në të njëjtën provincë.

Baby Boo