Turqi: Dasma shndërrohet në arenë boksi, përdoren grushtet e karriget


Dasma që filloi në sallën e dasmave në lagjen Erenler të Sakaryas, në Turqi u kthye më vonë në një betejë të ashpër. VIDEO
Nga përleshja janë dërguar në spital 14 persona të plagosur, ndërsa me autoambulanca në vendngjarje janë trajtuar rreth 10 persona.U deshën ekipet e policisë t’i ndajnë dasmorët nga përleshja e ashpër, raporton angjencia turke e lajmeve IHA. Mësohet se sherrin e nisën dy personat që filluan një debat të ashpër mes tyre.Debati i ashpër hapi rrugën përleshjes, vendi u shndërrua në një zonë lufte në një çast. Përleshja në të cilën fluturonin karriget ka vazhduar edhe jashtë sallës së dasmave.

Baby Boo