Turqi, 137 urdhërarreste të tjera ndaj përkrahësve të Gylenit


Në provincat turke policia ka kryer kontrolle ndaj të dyshuarve si përkrahës të lëvizjes Gylen. Ankaraja bën përgjegjës Gylenin për puçin e dështuar të vitit 2016.

Prokuroritë në Stamboll, Konya dhe Ankara në valën e hetimeve të ndryshme lëshuan urdhër-arreste ndaj 147 të dyshuarve. Këtë e bëri të ditur agjencia e lajmeve Anadolu dhe televizioni NTV.
Kontrollet, sipas këtyre të dhënave, janë zhvilluar në 30 provinca e ndër të tjera kundër të “infiltruarve” në ushtri nga lëvizja Gylen. Në provincën Konya në Anadollin qendror u kontrolluan 60 të dyshuar, të cilët kanë pasur pozicione drejtuese në vëllazërinë islame dhe kanë qenë në kontakt me ushtarët aktivë. Në Ankara, sipas agjencisë Anadolu, u kontrolluan 35 ish-ushtarë dhe ushtarë aktivë të marinës.

Qeveria e presidentit Rexhep Tayyip Erdogan e akuzon lëvizjen e predikuesit islamik Fethullah Gylen, se ka vënë nën kontroll ushtrinë, policinë, drejtësinë dhe administratën për të marrë pushtetin në shtet.

Baby Boo