TURNEU PËR NDER TË KOMANDANT LALËS/SHIPKOVICA GATI PËR TI PRITUR KAMPIONËT E SHAHUT


Në fshatin Shipkovicë të Tetovës fundjavën që vjen (e diel, 12 gusht) do të organizohet turneu i madh në shah për nder të dëshmorit Mahi Halili ose sic quhej ndryshe Komandant Lala.
Organizatori i këtij turneu, Nazmidin Imeri, ka treguar se po bëjnë përgatitjet e fundit për një mbarëvajtje të sukseshme të turneut, ashtu sic e meriton dëshmori Mahi Halili.

“Jemi duke punuar në mënyrë të pandalur vetëm e vetëm turneu të dal i suksesshëm. Turneu priet të jetë masiv, pasi na kanë premtuar se do të marrin pjesë 120 lojtarë, mes tyre edhe kampioni i Shqipërisë, Lambi Pasku, reprezntuesit kosovarë Përparim Makolli, Endrit Uruci, Bedri Sadiku, kurse do të jetë mes nesh edhe fituesi i turneut më të madh rapid ‘Adem Jashari’, Ljubomir Danov, mjeshtri i madh Velislav Kukov dhe shumë e shumë të tjerë”, deklaroi Imeri.

“Kemi siguruar edhe shpërblimet për shahistët më të suksesshëm, ndërsa do të ketë edhe mirënjohje për njerëzit që do ta nderojnë turneun dhe për ata që do të ndihmojnë aktivitetin tonë”, shtoi ai.

Në turme do të luhet sipas sistemit zviceran prej 9 xhiro, kurse ndeshjet do të zhvillohen në shkollën fillore “Rexhep Voka” në Shipkovicë të Tetovës./PaCensurë

Baby Boo