Turne për nder te dëshmorëve të rënë në Haraçinë!


Për të përkujtuar dhe nderuar të rënët në luftën e vitit 2001 në Haraçinë, familjarët e Dëshmorëve të Haraçinës, organizojnë turneun e parë tradicional përkujtimor që mban emrin “Dëshmorët e Kombit 2001″, bënë të ditur Këshilli organizativ i këtij turneu.

Turneu do të zhvillohet në palestrën e sporteve “ Gj.K. Skenderbeu“, në Haraçinë. Organizatorët e turneut kanë paraparë shpërblime për ekipet më të mira, ndërsa paraqitja e ekipeve të minufutbollit do të bëhet deri më 3 shkurt, kur edhe do hedhet shorti. Garat në turneun përkujtimor do të nisin më 4 shkurt.

Baby Boo