Turizmi veror, i pamundur për shumë qytetarë


Kriza e shkaktuar nga pandemia i ka bërë pothuajse të pamundura pushimet verore në liqen ose det për shumicën e qytetarëve. Pandemia ka dëmtuar tej mase ekonominë e shtresës së mesme të cilët thonë se mezi lidhin fillim e fund muaji, e jo më të mendojnë për pushime nëpër detyra.
“Jo për deti s`ka pare, mezi ja dalim e lere ma për deti. Për besë problem e kemi të dalim në fund të muajit. Pritëm të na ndihmojë shteti, shteti nuk ndihmoi asgjë”.

“Shumica e njerëzve nuk kanë para më, paratë ikën gjitha për ilaçe tani më mirë rri aty në shtëpi. Më mirë në shtëpi do të rrimë. Më se e vërtetë është që s`dalin rrogat dhe plus më pandemi qeveria që jepte atë rrogën minimale e njëjta në të shumtën e rasteve nuk dilte për gjëra elementare që duhen e ku është rryma harxhimet tjera dhe njerëzit janë zhyt në borxhe të mëdha”.
“E në pamundësi që të gjithë të frekuentojmë bregdetet që për ekonominë tonë janë të shtrenjtë, një alternativë e mirë janë edhe pishinat që në qytetin tonë janë në numër tejet të madh”.

Por edhe tek pishinat kriza pas pandemisë hetohet, thonë pronarët e tyre.
“Kriza hetohet, shkaku i pandemisë për gati një vit e gjysmë. U përmbahemi protokolleve, i përmbahemi higjienës, analizave të ujit dhe gjithçkaje që kërkohet nga entet shëndetësore”.

Megjithatë, për një pjesë të popullsisë ekonomia e të cilëve e mundëson bregdetin, vendi më i preferuar është Turqia, e pasuar më pas nga Shqipëria dhe Mali i Zi, thonë drejtuesit e agjencive turistike në vendin tonë.

Baby Boo