Turistja zhvishet tërësisht dhe hidhet nga ura

Një video tregon momentin kur një turiste zhvishet lakuriq dhe kërcen nga një urë me lartësi 45-metërshe në Portuagli. Turistja, e cila besohet të jetë nga Brazili, u filmua duke bërë kërcimin e frikshëm në Urën e Dom Luisit I në Porto.

Pamjet tregojnë gruan, për të cilën besohet të ketë qenë e pirë, duke u zhveshur ndërsa balanconte trupin e saj në mbrojtëset anësore të urës, përpara se të hidhet në lumin Douro. Së bashku me turisten, u bashkuan edhe dy burra të tjerë duke kërcyer të zhveshurnë ujë. Mediet lokale thanë se patrullat e policisë kontrolluan zonën pas incidentit, por nuk gjetën ndonjë nga personat e përfshirë në kërcim dhe asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani.