Tuntev: Nuk dihet se a do të ketë zgjidhje për problemin e emrit me Greqinë


Në Maqedoni janë kthyer shpresat dhe perspektiva për zhvillim shoqëror, thotë koordinatori i LSDM-së, Tomislav Tuntev, sipas raportit nga BE e konfirmon angazhimin e shumicës parlamentare dhe Qeverisë, ndërsa opozita ka merita vetëm për mbështetjen që ka dhënë për arritjen e reformave ligjore, citon Telegrafi Maqedoni.

“Nuk duhet për shkak euforisë që të harrojmë shpejtësinë. Jo shumë e larg e kaluara na tregoi se mundet të dilet nga rruga dhe të shkatërrohen të tëra angazhimet. Opozita ka të drejtë kur thotë se edhe më herët kemi pasur raport pozitiv nga BE. Por me qeverisje të keqe dhe politika të pamenduara, për 10 vjet jemi kthyer 10 vite mbrapa. U bëmë shtet i robëruar”, tha Tuntev duke shtuar se një mundësi Maqedonia e humbi, ndërsa të tretën s’do ta ketë.

Sipas deputetit të LSDM-së, Qeveria për 10 vjet ka treguar progres për zgjidhjen e problemit të emrit me Greqinë. Tuntev thotë se nuk dihet se a do të ketë zgjidhje të emrit me fqiun jugor, por duhet të vazhdohet me zbatimin e reformave.

Baby Boo