Tuna: “Krejt mund të mi mbyllin, vetëm gojën jo”


Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj.
Ajo ndërkohë po vazhdon ta mbajë aktive lidhjen me ta përmes rrjeteve sociale, duke publikuar fotografi apo video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, artistja shkupjane ka realizuar një set të ri fotografik, ku është shfaqur duke pozuar në të zeza.

Në pjesën e sipërme, Tuna kishte të veshur një bluzë të dizajnuar me shumë gjilpëra kapëse.
Ajo u kujdes që edhe në mbishkrimin e fotografisë, ta ndërthurë dizajnin e veshjes së saj me përshkrimin, duke shkruar: “Krejt mund të më i mbyllin me gjilpërë kapëse, vetëm gojën jo”.

Me këtë, këngëtarja e hitit “Bileta” sikur deshi të theksojë karakterin e saj të fortë dhe faktin që i thotë gjërat gjithmonë ashtu siç mendon.
Ajo ka qenë shpesh e komentuar për intervistat dhe deklaratat e saj në media, ku është treguar gjithmonë e lirshme në atë se çfarë ka thënë në lidhje me ndonjë fenomen të caktuar apo diçka që lidhet me jetën e saj.

https://www.instagram.com/p/CYuPOjFNkbp/?utm_source=ig_embed&ig_rid=dbcc5807-9f1b-4dc4-b76e-e88d5b70d6a5

Baby Boo