Tuna dhe Dafina bëhen bashkë sërish. Ja projekti muzikor që pritet të publikohet

Nga: Vedat Abdi


Ka një kohë të gjatë që Dafina Zeqiri ka njoftuar se ka përgatitur një album të ri, të cilin fansat po e presin me padurim prej muajsh.
Dafina ka zbuluar çdo detaj sa i përket albumit duke përfshirë këtu titujt e këngëve e deri tek duetet e realizuara. Por më e bukura është se mes bashkëpunimeve të Dafinës do të merr pjesë edhe Tuna. Kjo është hera e parë që dy artistet do t’i shohim bashkë pas shumë viteve, shkruan Pa Censurë.

E për këtë projekt dy artistet kanë shkëmbyer disa fjalë me njëra tjetrën.
“Nuk mund të isha më e emocionuar për këtë ribashkim pas një dekade. Të dua vajzë, Dafina Zeqiri”, ka shkruar Tuna në një postim të fundit të publikuar në InstaStory.

Pas kësaj Dafina nuk ka nguruar aspak dhe e ka rishpërndarë postimin e Tunës duke i dedikuar disa fjalë.
“Nuk mund të isha më e emocionuar për këtë ribashkim tonin. Të dua përgjithmonë”, është përgjigjur Dafina.

Sakaq, kënga e dyshes që pritet të publikohet mban titullin “Sunny Hill” por që në ndërkohë nuk dihet ende data se kur do të publikohet ky projekt. Ndryshe dueti më i fundit nga dyshja është ai me reperin 2po2 “Vibe”, që u publikua dhe mbeti hit në vitin 2010-të./Pa Censurë

Baby Boo