Tufa e deleve në Greqi ha rreth 100 kilogramë kanabis


Një bari u befasua nga sjellja e deleve të tij pak pasi i nxori për të kullotur në zonën e Thesalisë në Greqi.

Siç raportohet menjëherë pas përmbytjeve shkatërruese që goditën zonën më të gjerë të Thesalisë, gjatë të cilave u dëmtuan edhe kullotat, një tufë delesh hyri në një serë ku rritet kanabisi për qëllime farmaceutike dhe hëngri thuajse 100 kilogramë të kësaj bime.

Pronari i serrës nuk u besonte syve kur mësoi se prodhimi i tij i kanabisit kishte pësuar shumë dëme nga stuhia dhe më pas delet hëngrën edhe atë që kishte mbetur.

“Nuk e di nëse është për të qeshur apo për të qarë. Kishim valë të forta të nxehtit dhe humbëm një pjesë të prodhimit. Kishim përmbytje dhe ato shkatërruan një pjesë tjetër. Dhe tani, pas gjithë kësaj, kemi një tufë delesh, e cila hyri në objekt dhe filloi të hante atë që kishte mbetur, sinqerisht nuk di çfarë të them”, tha pronari i një ferme të licencuar kanabisi. / EuroNews

Baby Boo