Tsipras: Marrëveshja për detin me Shqipërinë drejt fundita


Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka deklaruar gjatë konferencës për shtyp në Samitin e NATO-s se negociatat me Shqipërinë për marrëveshjen për kufirin detar janë drejt fundit , raporton media greke, Protothema.

Në përgjigje të pyetjejes mbi ecurinë e bisedimeve me Shqipërinë, ai tha se:

Dy çështjet e mbetura, përveç Zonës Ekonomike Ekskluzive, janë çështja e gjendjes së luftës dhe kufijve të cilat janë shumë afër një zgjidhjeje. Çështje të cilat, ndonëse ne kemi avancuar në një pikë jashtëzakonisht domethënëse, nuk mund të themi se janë vulosur.

Baby Boo