TSIPRAS E ZAEV, KANDIDATË PËR ÇMIMIN NOBEL


Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras dhe homologu i tij maqedonas Zoran Zaev, duket se do të jenë dy kandidatë për çmimin Nobel këtë vit.

Lajmin e ka dhënë gazetari suedez Wiktor Nummelin, redaktor i gazetës TT për çmimin Nobel, i cili është shprehur se ende nuk dihet kush nga dy kryeministrat do të kandidohet, por që të dy janë përmendur.

“Çdo vit bëhen shumë hamendje dhe diskutime se kush do ta marrë çmimin për Paqen, në cilën fushë do të donin të fokusoheshin pjesëtarët e jurisë. Sivjet po flasin shumë për Gadishullin korean, diskutojmë për situatën me refugjatët, negociatat midis Greqisë dhe Maqedonisë”, ka thënë Nummelin.

Baby Boo