Tryeza e partive shqiptare, Grubi: Liderët braktisën dorën e shtruar të bashkëqeverisjes


Sekretari i përgjithshëm i BDi-së Artan Grubi në postimin e tij në fejsbuk shkruan për dështimin e tryezës së partive politike shqiptare në vend. Sipas Grubit , liderët e partive shqiptare me mos prezencën e tyre në takim, kanë braktisur dorën e shtruar të bashkëqeverisjes të bashkëpunimit nga ana jonë si fitues të zgjedhjeve dhe si partia më e madhe shqiptare.
Ja postimi i tij i plotë:
Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit 2016, ftuam partitë politike shqiptare të përfaqësuara në parlament që ti bashkërëndisim përpjekjet në drejtim të realizimit të barazisë dhe integrimit EuroAtlantik dhe bashkarisht firmosëm deklaratën e përbashkët.

Ndërkohë, gjatë këtij mandati, arritëm barazinë gjuhësorë, përmbyllëm pjesën normative të Marrëveshjes së Ohrit, zgjodhëm kryetarin e parë shqiptarë të Kuvendit, themeluam ministrinë e re për sistem politik, arritëm dhe miratuam marrëveshjen e Prespës dhe atë të fqinjësisë së mirë, ndryshuam kushtetutën, zbatuam reformat në sistemin e sigurisë dhe në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, u anëtarësuam në NATO dhe filluam negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Me këto, zbatuam gati se të gjitha zotimet nga Deklarata e përbashkët, por ne qëndrojmë stoik në përcaktimet tona për bashkim, dhe sot, pas zgjedhjeve të 15 korrikut, ne e organizuam sërish Tryezën e përbashkët, jo për të kërkuar mbështetjen e partive shqiptare, por për ti bërë edhe ato pjesë të ndërtimit të historisë, të barazisë, për të ndarë përgjegjësinë bashkë, për të qeverisur bashkarisht dhe për ti ndarë sukseset.
Por, me keqardhje konstatuam që ato sot vendosën që ta braktisin këtë dorë të shtruar të bashkëqeverisjes, të bashkëpunimit nga ana jonë si fitues të zgjedhjeve dhe si partia më e madhe shqiptare.

Kanuni jonë thotë që mysafiri po hyri nga dritarja, turpëron vetën dhe turpëron të zotin e shtëpisë.
Prandaj, mos ti lëmë turp shqiptarëve dhe vetës duke hyrë nga deriçka e dritare, por të hyjmë nga porta e madhe siç na ka hije dhe ta vendosim parimin e respektimit të vullnetit të shqiptarëve që fituesi ti prijë këtij procesi, ashtu siç jeni zotuar në vazhdimësi publikisht dhe ashtu siç presin qytetarët nga ne.
E ne, si fitues dhe prijës të këtij procesi, sot u thamë ejani me ne të ecim bashkë, ejani me ne të nderojmë shqiptarët dhe të gjithë të tjerët.
Historinë mund ta bëjmë vetëm të bashkuar dhe nesër, historia do ti lartësojë ato që sot vendosin të bashkohen, ndërsa do ti gjykojë ato që braktisin dhe punojnë për ta penguar realizimin.
Jo më kot populli jonë thotë: Çilet dera, rritet ndera, sepse, fundja, miku i mirë vjen nga porta.

Baby Boo