Trupi i pajetë i Elizabeth II do të dërgohet nga Balmoral në Edinburg


Mijëra qytetarë pritet të dalin në rrugët e Skocisë këtë të dielë, teksa arkivoli me trupin e pajetë të Mbretëreshës Elizabeth II do të dërgohet nga Balmoral në Edinburg.

Gjashtë persona do ta ngrenë atë në një makinë funerale në orën 10:00 për të nisur udhëtimin e radhës që pritet të zgjasë rreth gjashtë orë.

Ajo do të vendoset në Holyroodhouse të Edinburgut, rezidenca zyrtare skoceze e monarkut për të lejuar stafin të bëjnë nderimet e tyre.

Kortezhi do të mbërrijë në Dundee rreth orës 14:00 dhe më pas do të niset drejt Perthit përpara se të futet në autostradën M90.

Arkivoli do të vendoset për të qëndruar gjatë natës në dhomën e Fronit në Holyroodhouse, përpara se Mbreti dhe bashkëshortja e tij të bashkohen drejt katedrales të hënën pasdite.

Baby Boo