‘Trupi i gazetarit Jamal Khashoggi u tret me acid’


Një zyrtar i lartë turk beson se trupi i Jamal Khashoggi u tret me acid pasi u copëtua.

“Ky është i vetmi përfundim logjik”, shtoi këshilltari presidencial, Yasin Aktay.

“Ata që vranë gazetarin saudit në Stamboll shkatërruan trupin e tij që të mos linin asnjë gjurmë prapa.”

Asnjë provë mjeko-ligjore nuk është siguruar për të provuar se trupi i Jamal është tretur.

“Arsyeja pse kanë copëtuar trupin e Khashoggi  ishte që të shpërndanin eshtrat e tij më lehtë,”-tha  Aktay për gazetën Hurriyet Daily.

“Dhe ne shohim se jo vetëm e copëtuan trupin por edhe e tretën.”

Pretendimet erdhën pasi e fejuara e Khashoggi, Hatice Cengiz, u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të sillnin autorët para drejtësisë.

 

Baby Boo