Trump vazhdon! Tjetër goditje për Turqinë


Presidenti i SHBA Donald Trump të hënën nënshkroi një projekt-ligj të mbrojtjes që përmban një dispozitë që pezullon dërgimin e avionëve luftarakë F-35 në Turqi.

Ankaraja po kërkonte të merrte të paktën 100 avionë e guqishëm. Megjithatë, ligjvënësit amerikanë kanë përmendur një numër shqetësimesh me Turqinë, duke përfshirë planet e saj për të blerë një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore ruse, afrimin e lidhjeve me Moskën dhe arrestimin e shtetasve amerikanë dhe stafit të konsullatës, përfshirë Brunson.

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu më 4 qershor theksoi se nëse Uashingtoni vendos të mos i japë Turqit F-35, Ankaraja do të shikojë vendet e tjera ose do të prodhojë vet.

Baby Boo