Trump uron Erdoganin, fokus avancimi i marrëdhënieve mes shtetve

Turkish President Recep Tayyip Erdogan delivers a speech during 28th Mukhtars (local administrators) meeting at the Presidential Complex in Ankara on October 19, 2016. / AFP / ADEM ALTAN (Photo credit should read ADEM ALTAN/AFP/Getty Images)

Presidenti amerikan Donald Trump i uron fitoren Recep Tayyip Erdoganit në zgjedhjet presidenciale në Turqi, bëhet e ditur nga zyra e Erdoganit.Në një deklaratë, dy liderët janë marrë vesh për avancimin e marrëdhënieve bilaterale në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, transmeton Reuters.

Në bisedë telefonike, Trump dhe Erdogan kanë përmendur nevojën e zbatimit të planit për Manbixh për të cilin janë marrë vesh më herët ku do të bashkëpunojnë në luftën kundër terrorizmit, shtohet në deklaratë.

Marrëdhëniet në mes të aleatëve të NATO-s janë përkeqësuar për shkak të një sërë çështjeve në muajt e kaluar, në mes tjerash edhe përkrahja e Uashingtonit për forcat kurde në Siri si dhe furnizimi i Turqisë me sisteme S-400, përkujton Reuters.

Më herët këtë muaj, Ankaraja dhe Uashingtoni kanë arritur marrëveshje mbi planin e tërheqjes së pjesëtarëve të Njësiteve të Mbrojtjes Popullore kurde nga qyteti sirian Mandixh, transmeton Insjaderi.com.

Nga ana tjetër Turqia e ka nervozuar SHBA kur e ka mbajtur në paraburgim klerikun amerikan Andrew Branson në bazë të akuzës për terrorizëm dhe kur ka marrë vendim për të blerë nga Rusia sistemin kundër raketor S-400.

Këshilli i Senatit amerikan javën e kaluar e ka miratuar propozim ligjin, i cili përfshinë dispozitën që të bllokohet furnizimi i Turqisë me aeroplanë luftarakë F-35 Lighting II, dhe si arsye pretendohet marrëveshja për blerjen e S-400 dhe arrestimi i Branson-it.

Trump dhe Erdogan do të takohen në Bruksel në samitin e NATO-s më 11 dhe 12 korrik, shtohet në kumtesë.

Baby Boo