Trump tregon se a eshtë testuar për coronavirus


Presidenti i SHBA Donald Trump tha të martën tha se ai nuk është testuar për koronavirus, duke thënë se nuk ka simptoma të sëmundjes dhe se ishte ekzaminuar nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë.

“Nuk mendoj se është punë e madhe. Megjithatë do ta bëja (një testim). Unë nuk më duket se ka ndonjë arsye, ndihem jashtëzakonisht mirë. Ndihem shumë mirë,” u tha presidenti gazetarëve në selinë e Kongresit pas takimit me republikanët e Senatit lidhur me masat për frenimin e koronavirusit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham tha të hënën se Presidenti Trump nuk ishte testuar, sepse nuk kishte simptoma dhe nuk kishte pasur “kontakt të zgjatur e të afërt” me ndonjë person të konfirmuar me koronavirus.

Mes njerëzve që udhëtonin me Presidentin Trump në avionin e tij Air Force One të hënën ishte ligjvënësi republikan Matt Gaetz, i cili njoftoi disa orë më vonë se do të vetizolohej në karantinë sepse kishte patur kontakt në një konferencë politike me një pjesëmarrës, i cili më vonë ishte testuar pozitiv për koronavirusin.

Në Shtetet e Bashkuara, ku ka më shumë se 700 raste dhe 26 të vdekur nga virusi, në disa zona ku virusi është përhapur, zyrtarët kanë ndaluar grumbullimet masive, ndërsa disa universitete të mëdha si Stanford, Universiteti i Uashingtonit dhe ai Shtetëror i Ohajos, po i zhvillojnë mësimet në internet. Nju Jorku ka numrin më të lartë të infektimeve me mbi 160 raste.

Guvernatori Andreë Cuomo njoftoi të martën se po dërgon Gardën Kombëtare në një periferi të qytetit të Nju Jorkut për të frenuar njërën nga vatrat më të mëdha të virusit në SHBA.

Shkollat, objektet e kultit dhe vendet e mëdha të grumbullimit do të mbyllen për dy javë në Nju Roshelle, trupat e Gardës do të pastrojnë zona të caktuara dhe do të dërgojnë ushqime. Kjo zonë me rreze prej më pak se dy kilometra, përfshin një sinagogë që ka lidhje me disa nga rastet, tha guvernatori Cuomo.

Përdorimi i Gardës shihet si një nga veprimet më dramatike të ndërmarra deri btani në vend për të kontrolluar koronavirusin.

Baby Boo