Trump thyen heshtjen: Bën reagimin e parë pas fitores së Biden


Ish presidenti amerikan Donald Trump, ka reaguar pas fitores së kandidatit demokrat Joe Biden si presidenti i 46’të i SHBA’ve. Trump ka vazhduar me akuzat duke thënë se ‘’demokratët kanë vjedhur zgjedhjet’’. Madje ai i quajti makineritë e shtetit të korruptuara, dhe zgjedhjeve iu referua si ‘’të vjedhura’’.

“Ne besojmë se këta njerëz janë hajdutë. Makineritë e mëdha të qytetit janë të korruptuara. Këto ishin zgjedhje të vjedhura. Sondazhi më i mirë në Britani shkroi këtë mëngjes se kjo ishte qartë një zgjedhje e vjedhur, se është e pamundur të imagjinohet që Biden tejkalon Obamën në disa prej këtyre shteteve’’, shkroi Trump.

Kujtojmë se dje kandidati demokrat Joe Biden, u shpall si fitues i zgjedhjeve në SHBA, rezultatet e të cilave u vonuan më shumë se zakonisht duke hedhur kështu dyshime se cili do ishte fitues pas diferencës të ngushtë që kishin kandidatët mes vete.

Dje Biden doli triumfues në Pensilvani, shtet ky që i siguroj 20 vota elektorale, por të njëjtën kohë i siguroj edhe fitoren atij.

Baby Boo