Trump spiunoi tre gazetarë të Washington Post që he*tonin për ndërhyrjet ruse


Administrata Trump ka marrë në mënyrë sekrete regjistrimet telefonike të reporterëve të Uashington Post që shkruanin për ak*uzat rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-ës.

Lajmi është publikuar nga vetë e përditshmja amerikane. Departamenti amerikan i drejtësisë i ka drejtuar një letër gazetarëve Eelen Nakashima dhe Greg Miller si dhe ish reporterit Adam Entous. Duke thënë se kishin marrë të gjitha tabulatet e tyre telefonike personale dhe profesionale për periudhën 15 prill 2017 – 31 korrik 2017.

Uashington Post ishte thellësisht i shqetësuar nga përdorimi i pushtetit nga ana e qeverisë për të pasur qasje në bisedat e gazetarëve. Drejtori i të përditshmes Kamerun Bar, u shpreh se departamenti amerikan i drejtësisë duhet të he*tojë pasi është dhu*nuar e drejta e gazetarëve që mbrohet nga amendamenti i parë i kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Baby Boo