Trump: Nuk më pëlqen maska, por fitojmë shumë nga vënia e saj


Më në fund presidenti amerikan, Donald Trump është i bindur për rëndësinë që ka vënia e maskës në publik. “Patriotët veshin maska” është titulli i një e-maili të firmosur nga Donald Trump dhe dërguar fansave të tij. Në tekst, presidenti amerikan fton amerikanët ta vënë maskën për të lu*ftuar pande*minë, pasi përfitimet janë shumë të mëdha.

“Unë e di se ka pasur konfuzion në lidhje me përdorimin e maskës, por mendoj se është diçka që të gjithë duhet të përpiqemi ta bëjmë kur nuk jemi në gjendje të mbajmë distancën fizike”, shkruan Trump në këtë e-mail. “Nuk më pëlqen ta vesh”, pranon manjati duke theksuar se “mund të na ndihmojë të rikthehemi në mënyrën amerikane të jetesës, që shumë prej nesh e donin me të drejtë para se të prekeshin kaq rëndë nga vi*rusi kinez”.

Baby Boo