Trump: Irani po luan me zjarr


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump deklaroi se Irani është duke luajtur me zjarr me tejkalimin e kufirit të uraniumit të pasuruar, i cili është përcaktuar në marrëveshjen ndërkombëtare të programit bërthamor iranian nga viti 2015.

“Ata e dinë çfarë bëjnë. E dinë me çfarë po luajnë, ndërsa unë mendoj se po luajnë me zjarr”, tha Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale.

Dje autoritetet e Iranit e pranuan se kanë tejkaluar kufirin për posedimin e 300 kilogramëve të uraniumit të pasuruar pasi skadoi afati të cilin Teherani ua dha partnerëve evropianë për tejkalimin e sanksioneve amerikane.

“Nuk kam kurrfarë porosie për udhëheqësinë e Iranit”, tha Trump.

SHBA-të vitin e kaluar në mënyrë unilaterale u tërhoqën nga marrëveshje ndërkombëtare për çështjen bërthamore iraniane dhe vendosën sanksione të reja ndaj Teheranit.

Pala iraniane u dha dy muaj afat partnerëve evropianë për të ruajtur marrëveshjen ose në të kundërtën paralajmëroi vazhdimin e procesit të pasurimit të uraniumit.

Baby Boo