Trump i shkruan letër edhe kryeministrit Hoti


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka shkruar letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit. Trumpi e ka falënderuar Hotin për takimin në Shtëpinë e Bardhë duke shtuar se pret që ta forcojnë partneritetin mes dy vendeve.

“E vlerësoj dhe e ndaj zotimin tuaj të palëkundur për të siguruar stabilitetin dhe paqen në Ballkan dhe në botë. Unë mezi pres të vazhdojmë të forcojmë partneritetin midis kombeve tona dhe u dërgoj urimet e mia më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”, shkroi Trump.

Hoti e ka falënderuar presidentin amerikan për përkushtimin për paqe në Ballkanin Perëndimor.
“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA”, ka shkruar kryeministri.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3724099874318006

Baby Boo