Trump firmos 716 miliardë dollarë në ushtri!


Presidenti Donald Trump nënshkroi të hënën një ligj për shpenzimet e mbrojtjes vjetore me vlerë 716 miliardë dollarë, e cila do shërbejë për modernizimin dhe forcimin e forcave të armatosura amerikane.

Trump e bëri nënshkrimin e projektligjit në një ceremoni në bazën ushtarake amerikane të Fort Drum, 400 kilometra në veriperëndim të Neë York-ut, në praninë e mijëra trupave amerikane.

“Ky ligj është investimi më i rëndësishëm në ushtrinë tonë, për luftëtarët tanë, në historinë moderne”, deklaroi Trump.

“Falë tij, ne do të zëvendësojmë tanket dhe avionët e vjetëruar, me një arsenal të ri, më të sofistikuar dhe me një teknologji më shkatërruese se deri më tani”, theksoi Trump.

Ligji lejon për blerjen e 77 avionëve të rinj F-35, një aeroplanmbajtëse dhe anije të tjera luftarake, si dhe modernizimin e arsenalit bërthamor, tha Shtëpia e Bardhë.

Kjo lëvizje e kreut të Shtëpisë së Bardhë shërben dhe si një mesazh kërcënues në një klimë luftë, ku një pjesë e botës, atyre që diktojnë zhvillime globale, janë pozicionuar kundër frymës Trump

Baby Boo