Trump filloi të mburrej për arritjet e veta dhe salla e OKB-së s’e mbajti dot të qeshurën


Anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kanë shpërthyer në të qeshura me presidentin amerikan, Donald Trump pasi ai po tregonte se administrata e tij kishte “realizuar më shumë se pothuajse çdo administratë tjetër në historinë e vendit tonë”.

Trump filloi fjalimin e tij duke vënë në dukje se kjo është hera e dytë që ai ka folur për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe pastaj filloi të mburrej me përparimin që administrata e tij ka bërë që kur ai mori detyrën.

Presidenti amerikan nisi të thoshte:

 Në më pak se dy vite, administrata ime ka arritur më shumë se çdo administratë në historinë e vendit tim.”

Por, përpara se të vazhdonte me fjalinë tjetër, iu drejtua dikujt në audiencë,  duke qeshur dhe i tha “është e vërtetë”.

Kaq mjaftoi që anëtarët në asamble ta shkriheshin gazit. Ata vazhdonin të qeshnin ndërkohë që Trump priste të pushonin me një buzëqeshje të ngrirë në fytyrë.

Pasi filloi edhe vetë të qeshte nga të qeshurat e asamblesë, Trump vazhdoi:

 S’e prisja këtë reagim, por mirë.”

Dhe të qeshurat vazhduan edhe një herë akoma më të forta.

Gjatë fjalimit të tij, presidenti Trump u mburr për arritjet e vendit, si shkurtimet e taksave, një ekonomi “lulëzuese” dhe një bursë që ka arritur rekordin gjatë presidencës së tij. Ai vlerësoi gjithashtu se papunësia e SHBA është shumë e ulët.

Baby Boo