Trump feston rikthimin e tij në fushatë: Tani që jam imun ndaj COVID-19, dua t’ju puth të gjithëve


Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar pandeminë e koronavirusit “si festival dashurie”, duke pretenduar se tani është “imun” dhe se zotohet se do të puth përkrahësit e tij gjatë një tubimi në Florida.
“Pjesa më e mirë është, e kam kaluar dhe po thonë se jam imun”, tha Trump gjatë të hënës mbrëma në aeroportin ndërkombëtar Orlando Sanford.

“Po ndihem shumë i fuqishëm, do të futem në turmë dhe të puth secilin. Do të puth puthë të gjitha femrat e bukura”, ka shtuar ai para përkrahësve të tij.
Trump po shënonte rikthimin e tij në fushatë pasi luftoi me coronavirusin për disa ditë, duke e cilësuar si fitore këtë betejë dhe duke iu gëzuar këtij momenti së bashku me turmën që ishte mbledhur.
“Është mirë të kthehem në shtëpinë time në Florida, ta bëjë rikthimin tim në fushatë”, ka thënë ndër tjera presidenti amerikan

Baby Boo