Trump: Anijet turistike mund të shndërrohen në spitale lundruese


Anijet turistike mund të shndërrohen në anije spitalore për të trajtuar pacientët me COVID-19, tha sot presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Kreu i grupit “Carnival”, Micky Arison bëri një ofertë shumë bujare. Ai tha se kishte disa anije që do të ishin të përsosura për atë që ne po bëjmë”, tha Trump në një konferencë për shtyp.

Përballë shtimit të pacientëve me COVID-19 dhe për të liruar hapësirat spitalore, qeveria federale dërgoi anije spitalore “USNS Comfort”, me rreth 1 000 dhoma, në Nju Jork, një nga shtetet më të prekura nga epidemia.

Baby Boo