Trotuaret e papastruara sfidë për banorët e Shkupit


24 të lënduar, 4 prej të cilëve në gjendje më të rëndë, janë paraqitur në Spitalin e Qytetit të Shkupit për trajtim, për shkak të rrëshqitjeve në rrugë. Trotuaret e pa pastruara janë sfidë për banorët e kryeqytetit. Ata u bëjnë apel organeve kompetente, në këtë rast komunave dhe Qytetit të Shkupit, që të pastrojnë akullin dhe të hedhin kripë e rërë që të evitojnë rrëshqitjet e mundshme. Ndërkohë heshtje në Qytetin e Shkupit. Askush nuk iu përgjigj telefonatës e as pyetjeve të Alsat në lidhje me gjendjen e rrugëve në kryeqytet, përfshi ato dytësore. Në gjendje edhe më të rëndë është Komuna e Tetovës. Rrugët dytësore janë të paprekura nga ndërmarrjet komunale, por as rrugët kryesore nuk janë të pastruara siç duhet. Mungesa e hedhjes së kripës ka bërë që akulli dhe bora të mos shkrihen edhe 4 ditë pasi të reshurat janë ndërprerë. Të revoltuar nga mos angazhimi i Komunës së Tetovës, në lagjet e Tetovës banorët janë organizuar së bashku për të pastruar rrugën. Ata kanë blerë edhe kripë që të shkrijnë shtresën e trashë të akullit.

Baby Boo