Tronditet Tirana. Dhëndri ekzekuton vjehrrin, vjehrrën dhe veten (Detaje)


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Në zonën e Unazës së Re tek rruga “Kristaq Mone” para pak minutash, dhëndri ka ekzekutuar me armë vjehrrin dhe vjehrrën. Pas tyre ai ka qëlluar edhe veten. E gjithë dinamika është zhvilluar në shtëpinë e vjehrrit.

Ende nuk ka detaje të tjera lidhur me shkaqet që çuan në këtë tragjedi familjare. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur situatën pasi u lajmëruan nga fqinjët.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe.

Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zbulohen të tjera të dhëna mbi fatkeqësinë që i trokiti familjes Mata ditën e sotme: burrë e grua vrarë nga dhëndri i tyre dhe ky i fundit, që vrau edhe veten.

Vajza e shtëpisë, Nevila Mata, sociologe, që punonte në OJQ të ndryshme në Tiranë, ishte martuar prej disa vitesh me autorin e krimit, Majlind Lalën dhe kishte me të një fëmijë të mitur.

Nevila gëzonte reputacion shumë të mirë në shoqëri, ndryshe nga i shoqi që njihej si problematik dhe acarohej shpejt.

Dhëndri kishte pasur konflikt me prindërit e së shoqes dhe sherri midis tyre precipitoi deri në vrasjen e trefishtë.

Nevila, bashkëshortja e autorit të krimit, me të cilin kishte fëmijë, por nuk dihet nëse ishin të celebruar ligjërisht, ka qenë një farë kohe jashtë vendit së bashku me të dhe përflitet se aktualisht ajo ndodhet në Suedi.

Baby Boo