TRONDITËSE: POROSITET VRASJA E PREZANTUESIT TË FAMSHËM AMERIKAN NË FAQEN SHQIPTARE


Një person i paidentifikuar ka porositur vrasjen e prezantuesit të famshëm amerikan Ainsley Harriott në një faqe në internet, e menaxhuar nga shqiptarë.

Vrasja e Harriott, një personazh tepër i njohur në showbizin amerikan është porositur në “dark web”, pjesa e errët e internetit e paaksesueshme nga pjesa më e madhe e përdoruesve të thjeshtë.

Ndër miliona uebfaqet në “dark web”, që pretendojnë ose shesin drogë, armë dhe sende të tjera të paligjshme, gjendet edhe faqja “Besa Mafia”, ku mund të porositen vrasës me pagesë për kryerjen e ekzekutimeve apo veprave vandale kundrejt pagesës.

Por vrasja prezantuesit amerikan Ainsley Harriott nuk është kryer kurrë, pasi faqja Besa Mafia ka rezultuar të jetë mashtrim për vjedhjen e monedhave elektronike bitcoin, e vetmja monedhë që përdoret për blerje apo shërbime në “dark web” pasi është e pa gjurmueshme.

Por ajo që mbetet është pyetja se cili është personi që ka porositur vrasjen e Harriot në këtë faqe interneti, dhe a ka qenë ai i vetëdijshëm se faqja është mashtrim apo ka besuar vërtet se “vrasësit” pas saj mund të kryejnë ekzekutimin.
Harriott njihet si njeri i ndershëm në SHBA, dhe pëlqehet për natyrën e tij komike. /Newsbomb.al

Baby Boo