Tronditëse, babë e bir gjenden të vdekur në një kontenier, dyshohet për vrasje


Dy burra, atë e bir, janë gjetur të vdekur në një kontejner dhe policia thotë se po heton pistën e vrasjes së tyre.

Ngjarja u zbulua sot në Argos të Greqisë, viktimat janë 85 dhe 55 vjeç.Babë e bir kishin një fermë në Akovë dhe po qëndronin përkohësisht në kontejner pasi po kujdeseshin për të mbjellat e fermës.

Është e paqartë nëse rol në vdekjen e dy meshkujve ka pasur gazi në ambient, apo është kryer një krim, ndaj policia thotë se po përpiqet të zbardhë çfarë ndodhi.

Baby Boo