Trixa e afërt me DJ Dagz, Donaldi me çipsi në duar!


Donaldi dhe Triksa shpesh herë janë bërë kryefjala e mediave rozë. Kjo, pasi ata janë duke “shijuar” romancën e tyre brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Por, “vëmenjen” tashmë po fillon të tërheqë edhe një çift tjetër në shtëpinë e BBV. Çifti i ri është Dagzi dhe Einxheli.

Këta të fundit fillimisht ndiheshin në “siklet” për të dalë hapur para të tjerëve se ka diçka mes tyre, por më pas treguan pëlqimin që kanë ndaj njëri-tjetrit madje shkuan edhe në suitë që është brenda ambienteve të shtëpisë edhe pse Einxheli tha në fillim se nuk dëshironte.

Por, çfarë ka ndodhur tashmë? Teksa Monika debatonte me Ilirin për një “shaka” mes tyre, këngëtarja është parë dorë për dore me Dagzin, ndërsa Donaldi ishte afër tyre. Ata shihen duke biseduar, por nuk kuptohet se çfarë thonë. Në një moment madje Triksa e përqafon atë, ndërsa ai e puth në kokë dhe e ledhaton. Nga ana tjetër, Donaldi shihet duke ngrënë patatina. Aktorit ndoshta nuk i ka bërë përshtypje, po juve?

Baby Boo