Triumf Ferati varroset nesër, familja sot pret vizita për ngushëllime


Kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka njoftuar se sot presin vizita ngushëllimi për vdekjen e vëllait të tij, Triumf Ferati.

Ai tha se presin për vizita nga ora 08:00 deri në 16:00 në restaurant “Tradita” në Gurrakoc.

Triumf Ferati do të varroset nesër në orën 14:00 në varrezat e fshatit në Gurrakoc.

“Ju njoftojmë se me rastin e ndarjes nga jeta e të dashurit tonë Triumf Ferati. Presim vizita ngushëllimi sot me datën 25 Mars 2024, duke filluar nga ora 8:00 deri në ora 16:00 në Restaurant Tradita në Gurrakoc. Ndërsa varrimi i më të dashurit tonë, vëllaut tim Triumfit, bëhet nesër me datë 26 mars 2024 në ora 14:00 në varrezat e fshatit në Gurrakoc”, ka shkruar Ferati.

Baby Boo