Tritol, armë dhe lëndë narkotike,kapen tre persona (Video)


Policia e Tiranës ka sekuestruar 17 kallëpe tritol, dy automatikë dhe kanabis, si dhe ka arrestuar tre persona, dy prej të cilëve vëllezër.

Arrestimet janë bërë në kuadër të operacionit të koduar “Ndëshkimi i të fortëve”. Gjatë kontrolleve u arrestuan në flagrancë shtetasit Kastriot Gazidede (26 vjeç) dhe S. Gazidede, 16 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi në Pezë Helmës, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 në mjetin tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin Kastriot Gazidede dhe pasagjer shtetasin S. Gazidede, u gjetën dhe sekuestruan 17 kallëpe tritoli, një automatik dhe 1.2 kg kanabis.

Personi tjetër i arrestuar është Lulzim Aruci, 45 vjeç, banues në Shtish. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një automatik.

 

Baby Boo