Tri ditë i zhdukur mes tymit, ende asnjë shenjë e 33-vjeçarit Arjan Sala


Ndonëse kanë kaluar më shumë se 48 orë që prej nisjes së zjarrit fatal në magazinën e nëndheshme të qendrës tregtare “Casa Italia”, ende zjarrfikëset, por edhe njësitë speciale të dërguara nga ushtria nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të përgjegjësit të sigurisë Arjan Sala, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë nga asfiksia brenda magazinës, duke tentuar që të nxjerrë punonjësit e tjerë jashtë.

Familjarët e 33-vjeçarit ndodhet jashtë perimetrit të magazinës dhe po presin me agoni ndonjë lajm për të afërmin e tyre, por natyra specifike e zjarrit e bën më të pamundur situatën. Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës Adem Statovci temperaturat shkojnë deri në 980 gradë dhe ndonëse vatra e zjarrit është fikur, shumë prej materialeve si rrobat apo dysheqet e depozituara në magazinë vazhdojnë të lëshojnë tym.

“Pajisja që ne kemi ofruar mundëson frymëmarrjen e vazhdueshme pa cilindra në shpinë. Dhe ajo bën të mundur që zjarrëfikësi t’i ketë duart e lira për të fikur zjarrin dhe për të bërë kërkim-shpëtimin. Deri ku kemi arritur ne, temperatura shkon në 980 gradë celsius”,- ka thënë Statovci për mediat.

Dyshohet se shkaku i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike, por ende nuk është konkluduar hetimi zyrtar në pamundësi për të qëndruar gjatë brenda godinës.

Baby Boo