Treni godet veturën, vdes gruaja 39 vjeçare lëndohen 2 fëmijë


Rreth orës 17:40 ka ndodhur një aksident trafiku mes një treni dhe një veture në fshatin Dush të Klinës, në vendkalimin hekurudhor ku automjeti është goditur nga treni.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj.

“Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një gruaje të moshës 39 vjeçare nga fshati Shipol i Mitrovicës. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda kanë pësuar edhe pesë persona të tjerë dy nga ta fëmijë njëri i moshës 5 vjeçare ndërsa tjetri 7 vjeçare”, tha Ibraj.

Ai ka bërë të ditur se dy fëmijën janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të lënduarit tjerë janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Pejës.

Baby Boo