Treni godet veturën, ka të lënduar (Foto)


Treni i Feronikelit është përfshirë në një aksident me një veturë në Drenas.

Aksidenti ka ndodhur sot pasdite ku sipas dëshmitarëve të rastit ai ka përfunduar pa viktima në njerëz ndërsa vetura e aksidentuar ka targa të Gjermanisë.

“Ka të lënduar dhe dëme materiale, mirëpo për fat të mirë nuk ka asnjë të vdekur”, ka thënë një dëshmitar për Indeksonline

Në vendin e aksidentit ka dalë menjëherë Policia e Kosovës e cila është duke u marrë me shikimin e vendit të aksidentit.

Treni ishte i ngarkuar me xehe të nikelit dhe ishte afër arritjes në destnacionin e caktuar./Indeksonline/

Baby Boo